Pas suksesit të sondazhit të vitit 2020 për të parë se çfarë është prezenca online e bizneseve kosovare, kemi përsëritur edhe njëherë sondazhin e prezencës online të bizneseve kosovare.
Ndryshimet në këtë sondazh kanë qenë të shumëfishta. Përveç se kemi dyfishuar numrin e bizneseve të anketuara, po ashtu kemi shtjelluar disa nga pyetjet e sondazhit. Në anë realizuese të sondazhit, kemi ndërlidhur bashkëpunim në mes të departmenteve të Marketingut dhe Qendrës Kontaktuese, ashtu që të shpejtojmë e optimizojmë punën.
Hulumtimi i Tregut rreth Prezencës Online të Bizneseve Kosovare (2021) është një aktivitet që kemi ndërmarrë në Alba Connect ku kemi intervistuar qindra biznese dhe i kemi pyetur si qëndrojnë nga prezenca online. Po ashtu, kemi dashur të dijmë rreth aktiviteteve të tyre në rrjete sociale, si Facebook, Instagram, Twitter, TikTok, etj.
Jeni të ftuar të shkarkoni FALAS raportin në vijim, i cili ofron:
507 biznese të intervistuara
7 distrikte të Kosovës
5 sektore private
6 statistika dhe trende
58 faktoide interesante
Shkarkoni raportin FALAS!
Plotësoni formularin që të shkarkoni raportin në PDF.
Ndiqeni intervistën në Marketingoholic podcast ku Ermedina Osmanaj dhe Ilir Pruthi flasin për realizimin e sondazhit dhe faktoide interesante nga raporti i hulumtimit.